Ambasada ruse në Londër ka kërkuar një takim mes emisarit të tyre Alexander Yakovenko dhe Boris Johnson për të diskutuar situatën në Salisbury, transmeton portali arbresh.info.
“Ne shpresojmë për një përgjigje konstruktive nga ana britanike dhe jemi duke llogaritur për një takim të tillë në të ardhmen e afërt”, ka thënë një zëdhënës i ambasadës, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.
Kërkesa vjen pasi që Sergei dhe Yulia Skripal duket se janë duke e marrë veten me një shpejtësi të paparë, pas sulmit me agjentë nervorë në Salisbury një muaj më parë.
Ish-spiuni i MI6 dhe vajza e tij së shpejti mund të jenë në gjendje të zbulojnë zinxhirin dhe kohën e ngjarjeve që çuan deri në helmimin e tyre dhe të atyrë që mund ta kenë kryer atë./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë