Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kuvajt ka njoftuar mbylljen e saj deri në njoftim të mëtejshëm, pas tensioneve të vazhdueshme rajonale dhe një sulmi me dronë që goditi misionin diplomatik një ditë më parë.
Në një deklaratë të publikuar në platformën X, ambasada shkruan se “Ne kemi anuluar të gjitha takimet konsullore të rregullta dhe emergjente. Do të komunikojmë kur ambasada të kthehet në operacionet normale.”
Sipas raportimeve, një korrespondent i AFP pa tym duke u ngritur nga ndërtesa e ambasadës pas sulmeve iraniane në vend.
Përveç pezullimit të shërbimeve konsullore, ambasada ka njoftuar se janë anuluar të gjitha takimet për viza amerikane dhe shërbimet për qytetarët amerikanë deri në njoftim të mëtejshëm.
Në deklaratë thuhet se do të jepen udhëzime shtesë për mënyrën se si qytetarët amerikanë mund të aplikojnë për pasaporta emergjente për udhëtim, nëse është e nevojshme.
Ambasada ka udhëzuar stafin e saj të qëndrojë në shtëpi dhe u ka rekomanduar të gjithë amerikanëve në Kuvajt të bëjnë të njëjtën gjë deri në njoftim të mëtejshëm.
Aktualisht, hapësira ajrore e Kuvajtit mbetet e mbyllur, ndërsa kufiri tokësor me Arabinë Saudite është i hapur. Ambasada ka bërë të ditur se qytetarët amerikanë mund të aplikojnë për vizë elektronike përmes faqes zyrtare të ambasadës saudite.
Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
A po formon Osmani një listë të re politike? Presidenca i qu...
Osmani për Epopën e UÇK-së: Histori që vazhdon të jetojë si ...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...