Guvernatori i shtetit amerikan të Kentucky ka paralajmëruar se më shumë se 70 persona mendohet se kanë gjetur vdekjen nga tornadot gjatë natës.
Sipas medieve të huaja,Andy Beshear tha se shifra mund të rritet deri në 100 në ato që ai i quajti tornadot më të këqija në historinë e shtetit.
Ndërkohë disa dyshohet se kanë vdekur vetëm brenda një fabrike qirinjsh në qytetin Mayfield.
Në anën tjetër, të paktën pesë njerëz vdiqën pasi tornadot shkaktuan kërdi në shtete të tjera, duke përfshirë një në një magazinë Amazon në Illinois.
Siç bëhet e ditur, punëtorët u bllokuan brenda një magazine të Amazon në Illinois pasi çatia e saj u shemb nga stuhitë vdekjeprurëse.
Magazina në Edwardsville në Illinois jugor u dëmtua gjatë një tornadoje të premten mbrëma. /Telegrafi/
#BREAKING: Our field crews on the ground in #Mayfield, #Kentucky this evening after a very strong #tornado ?️?️ ripped through the community.
Officials are working to rescue people in a collapsed candle factory. #KYwx #mayfieldtornado #severe pic.twitter.com/x0u1hT2vdw
— WeatherNation (@WeatherNation) December 11, 2021
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...