Vizta e tre liderëve europianë në Kiev është shoqëruar me sirena të sulmeve ajrore.
Teksa Macron, Scholz dhe Draghi mbërritën në Kiev, sirenat janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas.
Alarmi jo domosdoshmërisht do të thotë se ka pasur një sulm, por shpesh janë një paralajmërim.
Presidenti francez, kancelari gjerman dhe kryeministri italian po vizitojnë Kievin në shenjë solidariteti dhe do të takohen me presidentin Volodymyr Zelensky.
Scholz i tha të përditshmes gjermane Bild se ata “duan të tregojnë jo vetëm solidaritet, por gjithashtu të sigurohen se ndihma që po organizojmë – financiare, humanitare, por edhe kur bëhet fjalë për armët – do të vazhdojë”./abcnews.al/
Mbi 100 aksidente në natën e ndërrimit të motmoteve në Kosov...
Katër njohje në një vit — 2025-a shënoi rikthimin diplomatik...
Dy viktima nga fishekzjarrët në Gjermani gjatë Vitit të Ri
Udhëtarët e fluturimit Hong Kong – Los Angeles festuan dy he...
Policia: Disa të lënduar nga armët e zjarrit dhe mjetet piro...
Alonso në provë të rëndë: 3 finale që mund të vendosin fatin...