Përqendrimi i grimcave toksike kohët e fundit është rritur në maksimum, duke u bërë i dëmshëm për shëndetin e popullatës.
Emergjencë e re për ndotjen e ajrit në Kinë. Në kryeqytetin kinez, Pekin, përqendrimi i grimcave toksike, i cili ka arritur në kuotën 551, është rritur shumë duke u bërë i dëmshëm për shëndetin. Sipas të dhënave të publikuara nga ambasada amerikane në Pekin, dukshmëria është reduktuar në disa dhjetëra metra.
Sipas raporteve botërore të organizatave të shëndetësisë, ndotja e ajrit vret në Kinë: deri tani, sipas raporteve të publikuara, 1.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga smogu.
Autoritetet janë të shqetësuara, pasi kanë arritur deri aty sa që kanë paralajmëruar banorët të jenë në gatishmëri herë pas herë, duke ndezur edhe alarmin portokalli, i dyti nga katër nivelet e ashpërisë së ndotjes.
Retë toksike kanë shkaktuar alarm tek autoritetet kineze, pasi ndotja ka arritur në shifra rekord në kryeqytet. Sipas sondazhit më të madh qe është bërë deri me sot, i cili fokusohet në ndikimin e ndotjes së mjedisit në trupin e njeriut, ndotja e ajrit në vendin më të populluar në botë redukton jetëgjatësinë e njerëzve në 5.5 vjet.
Studimi vëren se ndotja e mjedisit në vazhdim në pjesën veriore të Kinës favorizon shfaqjen e kancerit të mushkërive, sëmundje kardiovaskulare dhe goditje në tru. Publikimi i “Financial Times” thekson se, gjithnjë e më shumë, retë toksike kane shkaktuar alarm tek autoritetet kineze, pas një rekordi që u verifikua në ndotjen e ajrit në kryeqytet, duke detyruar qytetarët të jenë të pajisur me filtra të ajrit të veçanta dhe me maska speciale.
Duke përdorur të dhëna nga 10-vjecarët e fundit në kontaminimin në të gjithë vendin, një studim i ri i kryer nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit, dy nga Universiteti i Pekinit, si dhe Universiteti Hebraik i Jerusalemit, është arritur të regjistrohet dhe të përcaktohet sasia e efekteve të ndotjes së ajrit lidhur me jetëgjatësinë.
Ky është studimi i parë që është në gjendje për të treguar se, ndotja ndikon në shëndetin e njeriut, por gjithashtu ndikon në mënyrën jetëgjatësi, si dhe është përgjegjës për sëmundje të zemrës dhe të mushkërive./g.sh/Arbresh.info
Austria drejt ndalimit të shamisë së kokës për vajzat nën 14...
Moscertifikimi i kandidatëve nga Lista Serbe, reagon DnV
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neona...
Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëv...
Benita i sqarohet Toneyt: Unë, edhe nëse prishem me ty, nuk ...
Fillon regjistrimi për votim i personave me nevoja të veçant...