Policia e Hamburgut është në gatishmëri pasi një burrë i panjohur depërtoi një pengesë sigurie dhe hyri në terminalin e aeroportit.
Burri është i armatosur dhe me të në makinën Audi janë edhe fëmijë.
Aktualisht aeroporti është i bllokuar dhe pasagjerët janë duke u evakuuar. Helikopterët e policisë janë ngritur dhe po lëvizin drejt aeroportit.
Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari me një mjet Audi pa targa ka arritur të marrë rrugën për në një aeroplan në pistë. Ai qëlloi të paktën dy të shtëna dhe hodhi kokteje molotovi, raporton Bild.
Burri dyshohet se u denoncua nga gruaja e tij, e cila i tha policisë se ai kishte marrë fëmijët dhe po shkonte për në aeroport.
Mediat gjermane raportojnë se policia angazhoi ekipe negociuese për të biseduar me rrëmbyesin. Me të thuhet se janë vendosur kontaktet e para.
JUST IN: Standoff at Germany’s Hamburg Airport after car crashes through gate, driver is armed and holding 2 children pic.twitter.com/BgqQJx1f6S
— BNO News (@BNONews) November 4, 2023
Incident në Gjakovë, katër persona pengojnë policët – tre në...
Sulmohet një anije mallrash në brigjet e Katarit
KQZ: Afati për subjektet e reja politike mbyllet në mesnatë
Gruas në Gjakovë i zhduket burri, e lajmëron policinë
Policia gjen armë me fishekë në një veturë në Pejë
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...