Një gazetar rus i luftës, është gjetur i pajetë në rrugë në rrethana misterioze. Ngjarja vjen fill pas deklaratës së tij se do të publikonte detaje të reja të korrupsionit në qytetin ukrainas të pushtuar nga Vladimir Putin, Mariupol.
Sipas mediave ndërkombëtare, trupi i Alexander Rybin, 39 vjeç, u zbulua në anë të një rruge pranë Shakhty, në rajonin Rostov të Rusisë, të shtunën.
Ai është i fundit në një seri vdekjesh misterioze të lidhura me mediat në mes të luftës së presidentit rus kundër Ukrainës. Rybin vdiq pas një vizite në Mariupolin e pushtuar, ku gjatë raportimeve kritikoi regjimin e Putinit për ngadalësinë e tij në rindërtimin e qytetit të shkatërruar nga lufta.
Por kritikoi Putin për korrupsion dhe u zotua të zbulojë më shumë detaje në një transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin e majtë në internet Rabkor pas kthimit në Moskë.
Në vend të kësaj, ai u gjet i vdekur në një autostradë pranë qytetit të Shakhty, i cili ndodhet rreth 20 milje nga kufiri ukrainas dhe 130 milje nga Mariupol./abcnews.al
UNICEF tronditet me rastin e 5-vjeçarit: Forcimi i sistemit ...
Nënshkruhet kredia 80 milionë euro për reformat në sektorin ...
Aksident në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar
Rama takon furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri...
Kostiq dhe Miloviq dënohen me 22 vjet burgim për krime lufte
Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa fiskale për të ndaluar r...