Aktivistja gjermane Hella Mewis është rrëmbyer nga njerëz të armatosur të panjohur në kryeqytetin e Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Një polic irakian, Ahmad Khalaf, për AA tha se Mewis, e cila po ashtu është shefe e departamentit të kulturës në Institutin Gjerman Goethe në Bagdad, u rrëmbye në orët e mbrëmjes së kaluar pranë zyrës së saj në rrugën Abu Nuwas.
Ai tha se ekipet nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Ministria e Brendshme, si dhe policia po kontrollojnë zonën.
Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përsipër rrëmbimin.
Mewis është një aktiviste me detyrat e saj në institutin Goethe, një institut kulturor gjerman që vepron në gjithë botën me të paktën 159 institute në 98 vende. Ajo punon në Qendrën Gjermane të Arteve Tarkib, e cila organizon festivale çdo vit për të mbështetur të rinjtë në Bagdad.
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar