Njëmbëdhjetë aktivistë të të drejtave të njeriut, përfshirë dy zyrtarë të lartë të Amnesty International, janë në gjykim në Stamboll për akuza të terrorizmit.
Secili prej tyre përballet me 15 vjet burg me akuza që përfshijnë anëtarësimin dhe dhënien e ndihmës për një grup terrorist të armatosur, transmeton portali arbresh.info. Por, ata mohojnë akuzat.
Amnesty thotë se rasti është i motivuar politikisht dhe është sistemi gjyqësor turk që po gjykohet.
Në mesin e të pandehurve janë një shtetas gjerman dhe një suedez.
Rasti ka ngritur shqetësime të mëtejshme lidhur me lirinë e shprehjes në Turqi.
Vendi është ende në gjendje të jashtëzakonshme të vendosur për shkak të grusht shtetit të dështuar të vitit të kaluar./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?