Aktivistët në Paris, Londër dhe Uashingtoni marshuan në protestë kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, duke e akuzuar atë për lidhje me aktivitetet e trafikimit të qenieve njerëzore në Libi dhe duke kërkuar që ajo të ndalojë financimet e saj për militantë të përfshirë në këto operacione, transmeton portali arbresh.info.
Faqja e internetit e lajmeve New Arab njoftoi se protestat u mbajtën nga organizata “African Lives Matter” dhe “Boycott UAE”.
Protestuesit akuzuan Abu Dhabin për lehtësimin e trafikimit të emigrantëve afrikanë në Dubai dhe financimin e militanteve në Libi për torturimin dhe vrasjen e emigrantëve si dhe shitjen e tyre në ankande./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër