Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është aksidentuar me makinë jashtë parlamentit britanik të mërkurën.
Siç raporton The Telegraph, Johnson u tha se po largohej nga portat e Pallatit të Westminster, kur një protestues doli në rrugë për të sulmuar veturën e Kryeministrit.
Shoferi i makinës u pa se shtypi frenat papritmas për të shmangur demonstruesin, duke bërë që të përplaset në pjesën e pasme të një makine të tipit ‘Range Rover’.
Të dy makinat u larguan nga vendi i ngjarjes.
Bois Johnson in car crash at Parliament. Just now. Security drives into back of his car as Kurdish protester runs into road. pic.twitter.com/k1kCplzyZ5
— Steve Bray #HoldThemToAccount (@snb19692) June 17, 2020
Momenti në fjalë u kap në kamera nga një protestues anti-Brexit, i identifikuar si Steve Bray.
Mediet britanike nuk kanë bërë asgjë të ditur lidhur me gjendjen shëndetësore të të parit të legjislacionit britanik.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...