Një automjet plot me emigrantë është përmbysur në Chiapas, Meksikë, të enjten mbrëma, duke lënë 54 të vdekur dhe 105 të plagosur, thanë autoritetet.
“Pas aksidentit që ndodhi në Chiapa de Corzo, ju informoj se fatkeqësisht 49 persona vdiqën në vendngjarje dhe 5 të tjerë vdiqën teksa po merrnin kujdesin mjekësor në spitale”, shkroi në Tëitter guvernatori i Chiapas, Rutilio Escandón. “Kemi 105 të lënduar (83 meshkuj dhe 22 femra), kujdesi për të lënduarit vazhdon”, transmeton portal arbresh.info

Tragjedia ka ndodhur si pasojë e përplasjes së dy kamionëve që po udhëtonin në Belisario Domínguez dhe Ribera Cauharé në Chiapa de Corzo.
“Më vjen shumë keq për tragjedinë e shkaktuar nga përmbysja e një rimorkioje në Chiapas që mbante emigrantë të Amerikës Qendrore. Është shumë e dhimbshme. Përqafoj familjet e viktimave,” shkroi në Tëitter presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador.
Mediat e huaja nuk ka dhënë detaje mbi kombësinë e emigrantëve./abc/arbresh.info/
Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Vene...
Zvicra shpall 9 janarin ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës
Para dhe pas sulmit të SHBA në Venezuelë, imazhe të objektev...
Këshilla e Londrimit për Albën: Mos lejo që Ludo dhe Noti të...
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...