Të paktën 28 persona kanë vdekur në ishullin Madeira të Portugalisë gjatë një aksident në të cilin është përfshirë autobusi, raporton agjencia e lajmeve portugeze Lusa.
Një numër i konsiderueshëm i viktimave të aksidentit, që ndodhi në ishullin Madeira, janë turistë gjermanë të cilët po kalonin pushimet, raportojnë mediat lokale.
Nga të vdekurit janë 11 burra dhe 17 gra.
22 raportohet se kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa numri i të vdekurve pritet që të rritet.
Madeira ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Portugalisë, dhe është destinacion turisitik, për më shumë se një milionë vizitorë në vit.
Mot me diell, temperaturat arrijnë në 17°C
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...