Katër shqiptarë u plagosën në një aksident me makinë duke përfunduar në përrua, njoftojnë mediat greke.
Për fat të mirë të gjithë të aksidentuarit me shtetësi shqiptare janë në gjendje të mirë shëndetësore. Aksidenti automobilistik ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën Lamia-Moschochori.
Sipas raportit, shoferi 42-vjeçar i një Skode ishte duke lëvizur nga Lamia në Moschochori, kur sheh një traktor të madh që po dilte nga një rrugë dytësore dhe përpiqet ta shmangë atë.
Fatkeqësisht, në të njëjtën kohë, një fermer me katër shtetas shqiptarë po kalonte në korsinë nga ana e kundërt në atë moment.
Shoferi i Skodës, pavarësisht sa u mundua të shmangë përplasjen, nuk ia ka dalë dot dhe godet makinën tjetër e cila përfundon në përrua së bashku me katër pasagjerët.
Tre shqiptarët arritën të dilnin menjëherë pas përplasjes, por njëri prej tyre u bllokua brenda në makinë. Fatmirësisht ardhja e zjarrfikësve dhe e policisë, bënë të mundur që edhe personi i katërt të dilte në gjendje të mirë shëndetësore nga automjeti i aksidentuar.

Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...