Katër të rinj kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Montauro, pak kilometra larg Catanzaro, në Itali.
Një “Fiat Idea” është përplasur kokë më kokë me një mjet “Fiat Panda” përgjatë rrugës shtetërore të Jonit 106, duke u marrë jetën tre vajzave dhe një burri
Viktimat ishin të gjithë pasagjerë që udhëtonin me mjetin Fiat Panda dhe vdekja e tyre ishte e menjëhershme. Në makinën tjetër ndodhej vetëm një person i cili u plagos dhe u dërgua në spital. Karabinierët dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ndërsa vijojnë hetimet për rastin.
Mësohet se, pasagjerët e mjetit “Fiat Panda” në të cilën udhëtonin katër viktimat ishte nisur drejt provincës së Reggio Calabria, ndërsa “Fiat Idea” e drejtuar nga personi që mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spitalin Catanzaro, ishte drejtuar për një udhëtim në drejtim të veriut./tch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...