Orët e mbrëmjes së sotme nga një aksident në autostradën A1 në Zvicër, dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar.
Kjo si pasojë e një aksidenti mes dy veturave.
Gazeta 20 minuta ka raportuar se një veturë ishte ndaluar buzë rrugës ndërsa vetura tjetër ishte përplasur me të.
Njëra nga veturat sipas raportimit ka qenë automjet ish ushtarak i rikthyer në automjet civil.
Dy gra kanë vdekur në aksident ndërsa katër të tjerë janë lënduar
Viktimat ishin në një makinë me targa të Francës.
Identiteti i personave të vdekur nuk dihet ende. Në lidhje me këtë aksident kanë dalë në vendin e ngjarjes edhe shërbimi i shpëtimit dhe departamenti lokal i zjarrit.
Edhe dy helikopterë shpëtimi ishin në përdorim.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...