Një aksident tragjik ka ndodhur dje në Vignola të Italisë, ku kanë mbetur të vdekur dy të rinj, 18 dhe 24 vjeçar.
Sipas mediave të huaja, 18 vjeçari që ka ndërruar jetë është shtetas shqiptar, i identifikuar si Idris Kreshpaj, ndërsa viktima tjetër është shtetas maroken i identifikuar si Rida Sidrine.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinjtë e tjerë (17 dhe 23 vjeç) që ndodheshin në makinë, të cilët kanë pësuar fraktura dhe të nxira.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo, shkruan A2 CNN. Makina në të cilin udhëtonin pesë djem, një Citroen C3, u përmbys disa herë përpara se të përplasej me një mur të ulët rrethues të një shtëpie, , shkruan A2 CNN.
Sipas mediave italiane, rrethanat janë ende nën hetim, por nga të dhënat fillestare rezulton se nuk janë përfshirë automjete të tjera.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump