Një zyrtar i lartë amerikan tha se negociatorët e Shteteve të Bashkuara janë afër arritjes së marrëveshjes historike me talibanët për t’i pakësuar luftimet dhe për t’i nisur negociatat e paqes me qeverinë afgane.
Sidoqoftë, shpresat për arritje të paqes u dëmtuan nga sulmet e talibanëve në qytetet Kunduz dhe Puli Khumri, vetëm disa orë pas deklaratës së diplomatit amerikan, Zamlay Khalilzad, për mundësinë e afrimit të qëndrimeve mes dy palëve.
Diplomati Khalilzad tha se i ka paralajmëruar talibanët gjatë bisedimeve që dhuna e tillë duhet të ndalet. Sidoqoftë, ai u tregua i vendosur për vazhdimin e negociatave për marrëveshje lidhur me tërheqjen e 14 mijë trupave amerikane nga Afganistani.
“Jemi në prag të një marrëveshje që do ta pakësojë dhunën dhe do t’ia hapë derën afganëve për t’u ulur së bashku dhe për të biseduar për paqe të qëndrueshme dhe një shtet Sovran që nuk i kërcënon Shtetet e Bashkuara, aleatët e saj apo ndonjë shtet tjetër”, tha ai.
Kjo marrëveshje nuk do t’i jepte fund të gjitha luftimeve mes talibanëve dhe qeverisë afgane, por do ta mundësonte fillimin e bisedimeve mes tyre. Këto negociata pritet të mbahen në kryeqytetin norvegjez, Oslo, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...