Afrika e Jugut rifilloi përdorimin e vaksinës Johnson and Johnson

09:44 | 30 Prill 2021

Republika e Afrikës së Jugut ka filluar ri-administrimin e vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) një dozësh të kompanisë farmaceutike amerikane Johnson and Johnson’ın (J&J), përdorimin e së cilës e kishte pezulluar më 13 prill, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, Zweli Mkhize, në një deklaratë me shkrim tha se vaksina në radhë të parë do t’u bëhet 1,2 milion punonjësve të shëndetësisë.

Ai tërhoqi vëmendjen se vaksina e J&J është më efektive ndaj variantit të Afrikës së Jugut të COVID-19.

Vendi kishte pezulluar përdorimin e vaksinës J&J më 13 prill me pretendimin se shkakton mpiksje të gjakut.

Afrika e Jugut më parë kishte hequr dorë nga përdorimi i vaksinave AstraZeneca me arsye se është joefektive ndaj variantit të virusit në vend, ndërsa është vendi me më shumë raste në kontinent.

Deri më tani në vend janë raportuar 1 milion e 578 mijë raste, ndërsa jetën kanë humbur 54.285 nga COVID-19.

Lajmet më të lexuara