Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa njoftoi sot se masat e rrepta kundër koronavirusit të ri do të lehtësohen të dielën, ndërkohë që norma e infeksionit në vend po bie.
“Qeveria do të heqë gati të gjitha kufizimet në aktivitetin ekonomik që nga 17 gushti, kufizimet në udhëtimet ndërkrahinore dhe ndalimin e tanishëm të shitjes së alkoolit dhe duhanit”, tha Ramaphosa në një fjalim televiziv drejtuar kombit në mbrëmje.
Presidenti, gjithashtu, tha se kufizimet në vizitat familjare dhe ato sociale do të hiqen, por afrikano-jugorët do të jenë të detyruar të përdorin maska mbrojtëse në publik dhe se nuk do të lejohen grumbullimet e më shumë se 50 personave./atsh/
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...