Qindra kryengritës talebanë kanë nisur një sulm të madh në mëngjesin e së shtunës në një lagje të provincës Badakhshan në verilindje të Afganistanit, ku u dërguan përforcime të mëdha për të ndihmuar policët e rrethuar atje, thanë zyrtarët.
Rreth 300 luftëtarë talebanë kishin në shënjestër qarku Yamgan, një rajon malor me asnjë rrugë që shpie drejt tij, tha Sakhi Dad Haidari, zëvendës shef i policisë provinciale në Badakhshan. Haidari paralajmëroi se distrikti mund të bjerë në duar të militantëve pasi përforcimet mbërritën vetëm të shtunën pasdite.
Lal Mohammad Ahmadzai, zëdhënës i shefit të policisë provinciale në Badakhshan, tha se kryengritësit janë afër selisë së qarkut dhe një betejë e ashpër ende po zhvillohet. Nuk ka numër të saktë të viktimave.
Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Muxhahid mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se militantët e pushtuan selinë e qarkut./arbresh.info/
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...