Nga përmbytjet që ndodhën, gjatë fundjavës, përfshinë 10 provinca në Afganistan, 23 persona kanë humbur jetën.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtëzakonshme i qeverisë së përkohshme të talebanëve, Muhammed Nesim Hakkani tha se është rritur numri i viktimave në përmbytjet që përfshinë shumë provinca, shumica në lindje të vendit.
Përmbytjet përfshinë provincat Vardak, Paktika, Nangerhar, Nuristan, Pervan, Penchshir dhe Paktia, ndërsa humbën jetën 23 persona. Më shumë se 20 të tjerë u lënduan.
Janë shkatërruar më shumë se 2.500 shtëpi ndërsa ngordhën rreth 2.000 kafshë.
Në terren janë dërguar ekipe të ndihmës së shpejtë. Banorët morën dërgesën e parë të ndihmës ndërsa organizatat humanitare paralajmëruan mbështetje shtesë.
Disa zona të caktuara janë mbyllur për trafik ndërsa ekipet në terren punojnë në pastrimin e rrugëve.
Gjatë muajve të fundit në 20 provinca humbën jetën më shumë se 90 persona ndërsa rreth 120 janë lënduar./balcanweb/
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...