Organizata e cila mbledh përfaqësuesit e aeroporteve të 45 vendeve evropiane shpalosi strategjinë e cila ka për qëllim që deri në vitin 2050 të arrijë zero emetime të karbonit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, Michael Kerkloh, gjatë takimit të sotëm me 300 zyrtarë të aviacionit tha se strategjia në fjalë obligon aeroportet evropiane të zbatojnë aktivitete në kuadër të Marrëveshjes së Parisit, duke i vendosur ndryshimet klimatike në qendër të vendimeve afariste.
“Kjo është absolutisht e domosdoshme për të gjithë industrinë”, tha Kerkloh.
Ai theksoi se 140 aeroporte të menaxhuara nga 40 anëtarë të kësaj organizate janë zotuar për arritjen e zero emetimeve të karbonit dhe se tre aeroportet suedeze e kanë arritur tashmë këtë.
Nga organizata theksojnë se me strategjinë nuk nënkuptohet emetimi i gazrave që gjatë fluturimit prodhojnë avionët.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit