Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëzuan të enjten një dron të armatosur turk që po vepronte pranë trupave të saj në Siri, thanë zyrtarët amerikanë.
Siç raporton Reuters, kjo është hera e parë që Uashingtoni rrëzon një avion të aleatit të NATO-s, Turqisë, transmeton Arbresh.info
Një zyrtar i ministrisë turke të mbrojtjes tha se droni i rrëzuar nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja nuk i përkiste forcave të armatosura turke, por nuk tha se pronë e kujt ishte.
Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë kreu sulme në Siri kundër objektivave militantë kurdë pas një sulmi me bombë në Ankara fundjavën e kaluar, tha të enjten një burim turk i sigurisë.
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit