Një adoleshent sirian i ka bërë thirrje presidentit amerikan që t’u ndihmojë fëmijëve si ai në Idlib.
Muhammad Najem ka një mesazh për Donald Trump, ai kërkon mbrojtje për sirianët që janë bllokuar në provincën e cila ka qenë shënjestër e bombardimeve ruse ditëve të fundit, transmeton portali arbresh.info.
“Përshëndetje emri im është Muhammad Najem dhe ky është mesazhi im për Donald Trump. Sot kam mbushur 16 vjet dhe dëshira ime është të jetojë të shoh ditëlindjen e 17-të. Po të drejtohem ty, sepse je i vetmi lider botëror që e ka mbajtur fjalën dhe ke dënuar Assadin për sulmin kimik ndaj nesh”, thuhet në video-mesazhin e të riut.
“Unë dhe shumë fëmijë të tjerë si puna ime do të vriten me gjakftohtësi. Të bëj thirrje të dërgosh vëzhgues ndërkombëtar për të mbrojtur fëmijët si unë”, përfundoi ai.
Ditëve të fundit janë shtuar bombardimet e aleatit të Bashar al-Assad, Rusisë duke u munduar të marrinë edhe bastionin e fundit të rebelëve, Idlibin./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër