Administrata e Donald Trump ka deklaruar se rreth 300 mijë refugjatë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara mund të deportohen gjatë muajve në vazhdim.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se amerikanët qëndrorë dhe ata nga Haiti kanë status të përkohshëm, transmeton portali arbresh.info
Edhe ata që kanë jetuar në SHBA për 20 vite me rradhë, mund të dërgohen në vendet e tyre të origjinës.
Fillimisht atyre u është dhënë statusi i përkohshëm i mbrojtur, sepse kombet e tyre janë konsideruar të paqëndrueshme për shkak të konflikteve të armatosura dhe fatkeqësive natyrore.
Washington Post ka raportuar se Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, ka vendosur që këto kushte të mos zbatohen më.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka në plan të njoftojë planet rreth përfundimit të mbrojtjes 57mijë honudras dhe 2,500 nga Nikaraguas.
Muajin e kaluar, njerëzit pranë administratës thanë se Shtëpia e Bardhë po shqyrtonte ankesat e aktivistëve anti-imigracionit për të tërhequr përsëri programin./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...