Acari i beftë që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rrugët e ngrira që e pasojnë kanë shkaktuar shumë aksidente në SHBA, ku janë përfshirë dhjetëra makina. 6 viktima janë regjistruar në Virxhina, Meriland dhe Oklahoma.
Dy prej tyre humbën jetën në aksidentin masiv në autostradën “I95” në Baltimorë, ku u përfshinë 55 automjete. 15 njerëz të tjerë u dërguan në spital, ndërsa autoritetet u detyruan që të mbyllin një pjesë të autostradës.
Policia tha se shkak për aksidentin masiv ishte rruga e ngrirë. Në mediet sociale u publikua videoja e një autoboti karburanti, që rrëshqiti dhe u përplas në rrugë, e më pas shpërtheu fuqishëm.
Autoritetet thanë se falë ndërhyrjes së shoferëve të tjerë në rrugë janë shpëtuar shumë jetë njerëzish. Situata të ngjashme janë shënuar edhe në Virxhia dhe Oklamoha, ku bora dhe akulli kanë shkaktuar shumë probleme në rrugë dhe dhjetëra aksidente.
Autoritetet paralajmëruan njerëzit që të tregohen të kujdesshëm në udhëtim, ose t’i evitojnë këto të fundit nëse munden./tch/Arbresh.info
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...