Pothujase 95 përqind e qytetarëve të Turqisë kanë plotësisht ose pjesërisht ndjenja anti-SHBA, ndërsa 62 përqind e vlerësojnë pozitivisht zhvillimin e marrëdhënieve Turqi-Rusi.
Sipas një sondazhi të kryer nga organizata Optimar, pakënaqësia ndaj SHBA-vë është rritur në shumë qarqe, transmeton portali arbresh.info
71.9 përqind e të të anketuarve kishin pikëpamje anti-SHBA dhe 22.7 përqind ishin pjesërisht kundër SHBA-ve, shkruan agjencia e lajmeve “Anadolu”.
Më shumë se gjysma e të të anketuarve kanë deklaruar se SHBA-të , Izraeli dhe vendet europiane po ndihmojnë forcimin e ISIS-it në Siri dhe Irak.
Anketa përfshiu mbi 1,500 të anketuar nga mbarë Turqia.
Që nga 20 janari, Turqia po vazhdon të kryejë një operacion ushtarak të quajtur “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, e cila është komanduar nga njësitë mbrojtëse të popullit kurd të Forcave Demokratike të Sirisë dhe të mbështetura nga SHBA-të./arbresh.info/
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë
Dy gjigantët anglezë rivalizojnë Atleticon për Edersonin
Identifikohen babë e bijë që humbën jetën në aksidentin trag...
Shefi i FBI-së reagon pas të shtënave: Krenar që punoj për p...
Trump thotë se të shtënat “s’do të kishin ndodhur kurrë” nës...