Kryeministri francez Edouard Philippe tha se 89,000 anëtarë të forcave të sigurisë do të vendoseshin në mbarë vendin të shtunën, duke përfshirë 8,000 në Paris, ndërsa në rrugë do të dalin edhe disa automjete të blinduara.
“Ne po përballemi me njerëz që nuk janë këtu për të protestuar, por për të goditur dhe ne duam që të kemi mjetet për të mos u dhënë atyre rrugë të lirë”, tha Philippe për programin e lajmeve televizive TF1 të enjten, duke lajmëruar edhe numrin e forcave të angazhuara.
Philippe tha se rreth 10 automjete të blinduara, që i përkisnin xhandarmerisë, do të përdoreshin gjithashtu, për herë të parë që nga viti 2005, kur trazirat shpërthyen në periferi të Parisit.
Të ashtuquajturit “jelekët e verdhë”, kanë paralajmëruar një tjetër protestë masive të shtunën në të gjithë vendin, sepse pasi kanë bërë të mundur anulimin e rritjes së taksës mbi karburantin, kërkojnë të rishikohen edhe disa taksa të tjera.
Përveç forcave të shumta policore, autoritetet franceze kanë vendosur të mbyllin disa muze e dyqane, por edhe Kullën Eifel, për të shmangur dëmtimin e tyre gjatë protestave, ashtu siç ndodhi një javë më parë me Harkun e Triumfit.
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu