Një grup me emigrantë të paligjshëm shqiptarë është kapur nga autoritetet britanike. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për 8 persona, identitetet e të cilëve nuk bëhen ende të ditura.
Mësohet se shqiptarët u gjetën në një jaht në Kanalin Anglez. Mjeti lundrues me të cilin po udhëtonin ata ishte rreth 14 metra. Ndalimi u krye falë ndërhyrjes së anijeve të Forcave Kufitare dhe helikopterëve. Më pas, u bë e mundur dërgimi i jahtit në portin e Portsmouth-it.
Deri më tani është arrestuar një 64-vjeçar. As identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por mësohet se është britanik./tvklan/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve