Një burrë 70-vjeçar ka vrarë tre persona në një darkë të organizuar në kishë, në Alabama.
Policia tha se burri, i cili kishte ndjekur më parë shërbesën në kishën Episkopale të Shën Stefanit, nxori një pistoletë dhe qëlloi për vdekje tre nga pjesëmarrësit, njëri prej të cilëve vdiq në krahët e gruas së tij.
Incidenti në një periferi të pasur të Birminghamit habiti komunitetin lokal.
Rev Doug Carpenter, pastori i Shën Stefanit për tre dekada, tha se tre viktimat ishin anëtarë që merrnin pjesë në një darkë mujore në kishë.
Carpenter tha se një tjetër anëtar, një burrë rreth të 70-tave, kapi një karrige dhe goditi personin e armatosur, duke e ndaluar të qëllonte të pranishmit e tjerë.
Anëtarët e kishës e mbajtën të dyshuarin derisa mbërriti policia, raporton Guardian, shkruan arbresh.info.
Të shtënat ndodhën pak më shumë se një muaj pasi një person u vra dhe pesë u plagosën kur një burrë hapi zjarr ndaj famullitarëve tajvanezë në një kishë në Kaliforninë Jugore./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve