Në aeroportin e Stambollin ka mbërritur pjesa e dytë e vaksinave të porositura nga Kina kundër COVID-19 nga Turqia.
Aeroplani i cili u nis nga Pekini arriti në Stamboll në 6:15 të mëngjesit me kohën lokale, shkruan Anadolu.
Kontejnerët që përmbajnë vaksinën u morën nga avioni pas procedurave doganore dhe u zhvendosën në depo.
Gjithsej janë 6.5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, teksa kjo është pjesa e parë prej 10 milionë dozash që janë porositur.
Kujtojmë se vaksinimet në masë në Turqi filluan më 14 janar pasi dërgesa e parë prej 3 milionë dozash të vaksinës Sinovac arriti në 30 dhjetor.
Mbi 1.23 milionë njerëz, kryesisht punëtorë shëndetësorë dhe të moshuar, janë inokuluar që nga 14 janari./Arbresh.info/
Trump drejt Kinës për takimin me Xi Jinping, vizita që mund ...
Gjuriq e takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu s’është për nj...
Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘do...
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Kryeministri Kurti u prit në parlamentin e Nordrhein-Westfal...
Mimoza Ahmeti flet për partnerin: 8 vite sakrifica të llahta...