Gjashtë persona humbën jetën si pasojë e kequshqyerjes në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, tha ministria e shëndetësisë, duke nënvizuar emergjencën humanitare të enklavës. Numri i viktimave si pasojë e zisë së bukës ka shkuar në 175, përfshirë 93 fëmijë.
Ministria e shëndetësisë e Gazës ka thënë se mungesa e karburantit ka dëmtuar rëndë shërbimet spitalore, duke i detyruar mjekët të përqendrohen vetëm në trajtimin e pacientëve në gjendje kritike ose të plagosur. Televizioni shtetëror egjiptian tha se dy kamionë që transportonin 107 ton naftë ishin gati të hynin në Gaza.
Izraeli fajëson Hamasin për vuajtjet në Gaza, por, në përgjigje të një proteste ndërkombëtare në rritje, njoftoi hapa javën e kaluar për të lejuar që më shumë ndihma të arrinte tek popullsia.
Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se dërgesat e ushqimit nga ajri janë të pamjaftueshme dhe se Izraeli duhet të lejojë shumë më tepër ndihma nga toka dhe të hapë qasje në territorin e shkatërruar nga lufta, ku uria është përhapur./rtsh
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X