Të paktën 55 elefantë kanë ngrodhur në Zimbavenë perëndimore që nga muaji shtator.
Vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e një thatësie të rëndë, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Zëdhënësi i Zimparks, Tinashe Faraëo tha se kafshët kishin vdekur pranë vrimave të ujit të vendosura rreth Parkut Kombëtar Hëange, një shenjë se ata kishin udhëtuar në distanca të gjata për të arritur deri te uji.
Hetimet treguan se të paktën 55 elefantë kishin vdekur nga mungesa e ushqimit dhe ujit në park, i cili mban kopenë më të madhe të elefantëve nga 50,000 kafshë.
“Situata është e rëndë. Elefantët po vdesin nga uria dhe ky është një problem i madh”, ka deklaruar zëdhënësi i parkut ku mbaheshin elefantët.
Në Zimbabve më shumë se 200 njerëz kanë vdekur nga sulmet e elefantëve gjatë këtyre pesë viteve të fundit.
Në të kaluarën Zimbabve ka shitur elefantët fëmijë në Kinë, duke thënë se i duheshin para për të mabjtur parkun.
Sipas autoriteteve popullsia e elefantëve në park është trefish më e madhe se kapaciteti i mbajtjes.
Në vitin 2016, Zimbabve i vuri në shitje kafshët e tij të egra, duke thënë se i duheshin blerësit që të futeshin dhe të shpëtonin kafshët nga një thatësirë tjetër shkatërruese./arbresh.info/
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...