Reagime të shumta kanë shkaktuar fotografitë nga pallati veror i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Marmara, në një kohë kur vendi po kalon krizë ekonomike.
Sipas medieve turke, mësohet se pallati ka sipërfaqe 85.000 metra katrorë dhe përbëhet nga 300 dhoma në total, me pishinë dhe plazh privat.
Ndërtimi i pallatit ka përfunduar në vitin 2019 dhe sipas gazetës “Sozcu” godina është pajisur me dhoma për takime politike, nëse ndodh diçka urgjente dhe Erdogan nuk ka luksin e kohës për tu zhvendosur në Ankara.

Projekti madhështor është kritikuar nga opozita dhe organizatat mjedisore, jo vetëm për koston e lartë të pallatit rreth 85.6 miliardë dollarë, por për shkatërrimin e mjedisit, pasi u prenë rreth 50,000 pemë për një rrugë prej 17 kilometrash, e cila të çon te vila luksoze e Erdoganit.
Mësohet se arkitekti i pallatit është Şefik Birkiye, i cili publikoi në Twitter pamje nga pallati i presidentit turk.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...