Reperi 50 Cent ka mbështetur Donald Trump në zgjedhjet amerikane, për shkak të politikave të tij për taksa që i favorizojnë të pasurit.
Ai mbështeti përpjekjen e Presidentit për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë pavarësisht se besonte se Republikani “nuk i pëlqen njerëzit e zi”, transmeton portali arbresh.info
45-vjeçari shfaqi një imazh të analizave të politikave të taksave të rivalit të Trumpit, Joe Biden.
Aty pretendohet se personat që fitojnë më shumë se 400 mijë dollarë në Nju Jork dhe Kaliforni mund të përballen me shkallë të kombinuar të taksave federale dhe shtetërore prej 62% nën planin e Bidenit.

Nuk është hera e parë që 50 Cent e mbështet Trump – duke u shfaqur për të treguar mbështetjen e tij për Republikanin para zgjedhjeve 2016.
Në Mars 2016 ai postoi një fotografi të të dyve së bashku, me mbishkrimin: ‘Unë dhe Presidenti Im mbase, vetëm në Amerikë”./arbresh.info/
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...