Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, tha se 5 milionë ukrainas mund të bëhen refugjatë nëse Rusia pushton Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për Politico, Reznikov tërhoqi vëmendjen se Rusia ka dërguar më shumë njësi në kufirin e Ukrainës që nga biseda e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Reznikov tha se aktualisht në kufijtë e Ukrainës ndodhen rreth 100 mijë trupa ruse dhe se përpjekja për pushtim do të jetë një katastrofë për të dy palët.
Duke vënë në dukje se në këtë situatë të dy palët do të pësojnë shumë humbje dhe se 5 milionë ukrainas mund të bëhen refugjatë, Reznikov theksoi që do të rrezikohen edhe 15 centralet bërthamore në vend.
Ministri Reznikov mendon që Ukraina nuk është objektivi i fundit për Putinin dhe më tej pretendoi se në rast se do të ketë luftë, kjo do të përhapet edhe në Evropë.
Rikthehet Kupa e Kosovës me dy përballje interesante
Përmbyset varka pranë Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë
220 gjoba brenda një dite në Prishtinë, 35 shoferëve u merre...
Oklahoma City Thunder triumfon derbin e natës së mbrëmshme n...
TI: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit
Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...