Të paktën 494 fëmijë janë vrarë dhe 1051 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës 500 ditë më parë, tha të shtunën Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Sipas deklaratës, shumica e fëmijëve të vrarë ishin në rajonin Donetsk dhe Kharkiv, ndërsa të tjerë në rajone përfshirë Kievin, Kherson, Zaporizhzhia dhe Mykolaiv.
“Këto nuk janë shifrat përfundimtare. Po punohet për të përcaktuar të dhënat në zonat e luftimit, si dhe në territoret e pushtuara dhe të çliruara përkohësisht,” tha zyra e prokurorit të përgjithshëm.
Organizata e Kombeve të Bashkuara thanë të premten se më shumë se 9,000 civilë, duke përfshirë më shumë se 500 fëmijë, ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të 2022.
OKB-ja paralajmëroi gjithashtu se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë shumë më i lartë. Në muajin maj dhe qershor u shënua një rritje e numrit të civilëve, sipas OKB-së. /abcnews.al
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...