Pierpaola Sileri, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë i Italisë, tha se vendi nuk planifikon të mbyllë kufijtë e tij pasi zyrtarët punojnë për të ndaluar përhapjen e shpërthimit të koronavirusit.
“Unë nuk mendoj se kemi ndonjë arsye për te mbyllur kufijtë, veçanërisht pasi të dy zonat janë të kufizuara shumë mirë dhe e dimë saktësisht ku janë dy shpërthimet kryesore dhe të gjithë të prekurit në Itali që i kemi gjetur – të cilët janë shumë pak – vijnë nga këto sy zona,” – tha Sileri transmeton arbresh.info
Silveri gjithashtu ishte i qartë edhe për frikën dhe paranojën qe kishte shkaktuar koronavirusi:
“Unë mendoj se paranoja dhe paniku do të rritet më shumë se virusi dhe ky është një problem për ne. Unë mendoj se ne duhet t’i mësojmë njerëzit se çfarë është koronavirusi, përhapja dhe të ndihmojmë të kuptojnë më mire situatën… kjo është epidemia e parë në të gjitha rrjetet sociale, dhe kjo nuk na ndihmon aspak. Mënyra më e mirë është komunikimi, të jemi transparent të ndajmë të dhënat dhe të shpjegojmë së çfarë është koronavirusi më saktësisht.”/arbresh.info
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës