Kievi dhe Harkivi, dy qytetet kryesore të Ukrainës u zgjuan nën breshërinë e bombave ruse këtë mëngjes.
4 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga raketat ruse që ranë në lagjet e banuara. Raketat dëmtuan rëndë disa ndërtesa, përfshirë disa pallate banimi e qendra tregtare.
Kjo është një prej 41 raketave që rusët hodhën në Ukrainë mëngjesin e sotëm. Sistemi raketor ukrainas goditi 21 prej tyre, por ato ishin aq të mëdha sa mbetjet ranë në zona të banuara dhe nuk arritën dot objektivin.
Sulmet ruse konsiderohen si hakmarrje, ndaj disa goditjeve që bënë ukrainasit javën e kaluar ndaj infrastrukturës energjetike në qytetet ruse pranë kufirit me Ukrainën.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bllokuar ndihmat financiare për Ukrainën, për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme politike.
Ndërsa Keivi i konsideron ato jetike për t’u mbrojtur nga rusët dhe për të vazhduar kundërsulmin për rimarrjen e territoreve të pushtuara në jug dhe në lindje./tvklan
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë