4 persona kanë vdekur nga një shpërthim zjarri në spital afër Hamburgut, në Gjermaninë Veriore.
Zjarri raportohet të ketë rënë rreth orës 22.45 të Enjten në katin e tretë në Klinikën Helios në Uelzen.
Rreth 20 persona është thënë të jenë lënduar dhe policia tha që numri i të vdekurve mund të rritet duke parë seriozitetin e disa lëndimeve.
Autoritetet janë duke hetuar shkakun e shpërthimit të zjarrit.
140 zjarrëfikës dhe puntorë shpëtimi, përfshirë disa nga distriktet fqinje, u përpoqën të shuajn zjarrin. Disa persona u shpëtuan nga klinika, disa duke përdorur shkallët, duke u bazuar në raportime të autoriteteve.
Personat e vdekur janë konfirmuar të jenë të gjithë pacientë.
Por, policia deklaroi se numri i të vdekurve mund të rritet. ” Disa persona kanë marrë lëndime aq serioze sa jeta e tyre është në rrezik”, tha zëdhënësi Michel Koenemann.
Zjarri vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 1 milion euro (862,000 £) dëme, raporton BBC.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër