Katër adoleshente raportohet të jenë përdhunuar në një festival muzike në Suedi në qytetin Emmaboda.
11 gra të tjera kanë përjetuar abuzim seksual në këtë event, që gjithashtu ishte i mbushur me drogë, transmeton portali arbresh.info.
Një raport i policisë tregoi se katër vajza të moshës 15-17 vjeçare raportuan se ishin përdhunuar në Festivalin vjetor të Muzikës Emmaboda, i cili u zhvillua më 24-29 korrik.
Më tej thuhet se 11 gra të tjera të moshës 18 vjeç e lart kishin përjetuar forma të tjera të abuzimit seksual në festival.
“Ka gjashtë të dyshuar për sulme seksuale dhe një për përdhunim”, tha për Expressen zëdhënësja e Rajonit të Policisë Jugore Ewa-Gun Westford.
Raporti i policisë vazhdoi të citonte 251 raste të përdorimit të drogës në festival, së bashku me 113 incidente të posedimit të drogës dhe 10 raste të transferimit të drogës. Rastet përfaqësojnë më shumë se dyfishin e shifrës së regjistruar në festivalin e vitit të kaluar./Arbresh.info
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...
Rritet numri i të moshuarve, lindshmëria bie në nivel histor...
Përmbytjet në Francë lënë dy të vdekur, 81 departamente në g...