Kandidati i parë shqiptar nga Italia për deputet në Parlamentin Evropian, Muharrem Salihu – Marco ka zhvilluar takim me shqiptarë në Forli të Italisë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai u shpreh se po krijohet një energji positive dhe bindje se shqiptarët nuk do ta humbin shansin historic, shkruan Arbresh.info.
“Takimi në Forlì ishte një shembull i shkëlqyer i unitetit tonë. Shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia u bashkuan për një kauzë të përbashkët, duke treguar fuqinë e solidaritetit. Shoqata Hëna e Re me përfaqësues Dashmir Ragipi dhe Rahim Arifi, si dhe Lista qytetare “Rinovviamo Forli” me përfaqësues Indrit Softën, e shumë bashkëkombas nga krejt viset etnike shqiptare në mbështetje të kandidaturës sime! Po krijohet shumë energji pozitive dhe bindje se shqiptarët nuk do ta humbin shansin historik!”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...