Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka mirëpritur dakordimin e Ukrainës me SHBA-të për një armëpushimi 30 ditor me Rusinë gjatë takimit që u mbajtë në Arabinë Saudite.
“Ky është një moment i rëndësishëm për paqen në Ukrainë dhe ne të gjithë tani duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të sigurt sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Starmer në një deklaratë.
Tutje, ai thotë se “Rusia tani duhet të pajtohet me një armëpushim dhe një fund të luftimeve gjithashtu”, ka raportuar BBC.
Gjithashtu, Starmer përsëriti një frazë të përdorur nga sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio: “Topi është tani në fushën ruse”.
Ai njofton se do të mbledhë liderët këtë fundjavë për të diskutuar për hapat e ardhshëm për të ndaluar konfliktin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte në një mënyrë të drejtë dhe të përhershme që lejon Ukrainën të gëzojë lirinë e saj”.
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...