Një familje shqiptare, që po pushonte në bregdetin e Malit të Zi, është detyruar të largohet nga plazhi Jaz, për shkak të provokimeve të vazhdueshme nga një grup pushuesish serbë.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet që tregojnë pushuesit serbë teksa këndojnë këngë kundër shqiptarëve dhe provokojnë duke varur në çadrën e tyre peshqirin me flamurin e Serbisë.
Në fakt pushuesit serbë e identifikuan familjen shqiptare për shkak të një peshqiri me simbolet e flamurit kuqezi dhe pas kësaj nisën provokimet ndaj tyre.
Për të shmangur një agravim të situatës, familja shqiptare me fëmijë të mitur u detyrua të ndërpriste pushimet dhe u largua nga plazhi, ndërsa serbët i filmonin teksa largoheshin dhe krenohen në rrjetet sociale, duke e cilësuar si fitore dëbimin e tyre nga plazhi.
Situata e paprecedentë ndodhi përpara syve të pushuesve të tjerë, ndërsa në rrjetet sociale janë të shumta komentet që denoncojnë sjellje të ngjashme të serbëve ndaj shqiptarëve gjatë pushimeve në Malin e Zi./TCh
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...