Bitcoin kaloi një rekord të ri prej 75,000 dollarësh pas lajmit për suksesin e ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet e fundit.
Presidenti i zgjedhur republikan nxiti entuziazmin e investitorëve për kriptovalutat gjatë fushatës së tij, duke premtuar se do ta bëjë SHBA-në “kryeqytetin e kriptove në planet”.
Në tregtimet e mëngjesit herët, kjo monedhë dixhitale u rrit me afro tetë për qind, duke thyer rekordin e mëparshëm të arritur në mars.
Edhe kriptovalutat e tjera ndoqën këtë prirje në rritje; Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, u rrit gjithashtu me tetë për qind, ndërsa Dogecoin, i preferuar nga miliarderi Elon Musk, shënoi një rritje prej 18 për qind.
Sipas newsweek, ndryshimi i qëndrimit të Trump ndaj valutave dixhitale gjatë fushatës kontribuoi në këtë rritje.
Dikur skeptik ndaj kriptove, Trump tashmë ka përqafuar industrinë dhe ka propozuar një “rezervë strategjike” të Bitcoin-it, të ngjashme me rezervën e arit të SHBA-së.
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...