Të paktën 345 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë si rezultat i pushtimit rus dhe 644 janë plagosur, sipas një njoftimi nga zyra e prokurorit të përgjithshëm, shkruajnë mediat e huaja, transmenton arbresh.info.
Shumica e viktimave të fëmijëve janë raportuar në rajonin e Donetskut 345, pasuar nga rajonet e Kharkiv 185, Kiev 116, Chernihiv 68, Luhansk 61, Mykolaiv 53, Kherson 52 dhe Zaporizhia 31.
Sipas Ukrainës, shifrat nuk janë përfundimtare. Më 3 korrik, një vajzë 9-vjeçare vdiq në qytetin Sloviansk, rajoni Donetsk. Më 3 korrik, trupat ruse bombarduan edhe një herë qytetin e Bakhmut, rajoni i Donetskut.
Një djalë 2-vjeçar dhe një vajzë 4-vjeçare kanë mbetur të plagosur. Përveç kësaj, sulmet e përditshme ajrore të Rusisë dëmtuan 2102 institucione arsimore në të gjithë Ukrainën. Nga të cilat 215 u shkatërruan plotësisht./arbresh.info/
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...