Duke përdorur dezinfektant si përshpejtues, Christoph K. dyshohet se i vuri flakën flokëve të gjyshes së tij 94-vjeçare në Landshut të Gjermanisë.
Siç raporton Bild, transmeton Klankosova.tv, gruaja e moshuar vdiq katër javë pas sulmit me zjarr.
Të martën, filloi gjyqi kundër nipit të të ndjerës para Gjykatës Rajonale të Landshut ( Bavari ). Prokurori publik akuzon 33-vjeçarin gjerman për vrasje dhe tentativë zjarrvënieje që rezultoi në vdekje.
Sipas hetuesve, më 20 mars të këtij viti, pati një debat midis të pandehurit dhe nënës së tij për faturat e papaguara. Nëna ishte e zënë duke u kujdesur për nënën e saj 94-vjeçare kur djali hyri në dhomë. Ai dyshohet se papritmas i derdhi dezinfektant mbi flokët e gjyshes së tij dhe i vuri flakën.
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan