Të paktën 21 persona humbën jetën kur një autobus doli nga rruga dhe ra në një humnerë mbi 100 metra, në shtratin e tharë të një lumi në jugperëndim të Kinës, njoftoi sot media shtetërore kineze.
“Nga aksidenti arritën të mbijetonin tre persona, pasi autobusi doli nga një rrugë malore në provincën Guizhou, dje pasdite”, tha agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua.
“Nga hetimet e para doli se drejtuesi i mjetit ishte futur kundravajtje në një rrugë për makina të vogla”, shtoi Hsinhua-ja.
Në ndërkohë, 12 persona vdiqën kur një furgon me fermerë ra në një rrugë malore në provincën veriperëndimore të Gansusë”, shtoi agjencia.
“Me 22 vdekje për 100 000 banorë, Kina renditet e 44-ta nga 193 vende të botës për aksidentet vdekjeprurëse”, sipas një instituti kërkimor në Universitetin amerikan të Miçiganit.
Tre vendet e para në botë janë Namibia me 45 vdekje, Tajlanda me 44 dhe Irani me 38 vdekje për 100 mijë banorë.
Me 22 vdekje për 100 000 banorë, Kina renditet e 44-ta nga 193 vende të botës për aksidentet vdekjeprurëse, sipas një instituti kërkimor në Universitetin amerikan të Miçiganit./arbresh.info/
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës në “KaragaçR...
Albion Rrahmani shënon gol në fitoren e Sparta Pragues
Kurti: Nuk e quajta gjithë opozitën “hajvan”, ndoshta duhej ...
Shkëndija shënon fitore të madhe në Ligën e Konferencës, tri...
Kurti distancohet nga gjuha e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve...
Drita pëson disfatën e parë në Ligën e Konferencës, mposhtet...