Presidenti amerikan Joe Biden do të presë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të martën, ndërsa diskutimet mbi një marrëveshje ndihme për Ukrainën janë ende të bllokuara në Kongres.
Vizita, të cilën Shtëpia e Bardhë e njoftoi të dielën, është vizita e dytë e Zelensky në Uashington që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ai vizitoi SHBA-në për herë të fundit në shtator.
Vizita e Zelensky vjen në një moment kritik të negociatave të Kongresit për ndihmë urgjente për Ukrainën.
Takimi ka për qëllim të “theksojë angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur popullin e Ukrainës ndërsa ata mbrojnë veten kundër pushtimit brutal të Rusisë”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
“Ndërsa Rusia shton sulmet e saj me raketa dhe dronë kundër Ukrainës, udhëheqësit do të diskutojnë nevojat urgjente të Ukrainës dhe rëndësinë jetike të mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në këtë moment kritik,” tha ajo./abcnews.al
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?